Shkurt 27, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Irakut

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Irakut.

Departamenti amerikan i Thesarit me anë të një deklarate njoftoi se Ahmed Hamdavi sekretari i brigadave të Hezbullahut të Irakut është futur në listën e sanksioneve. Disa ditë më parë Xhaafar Husein zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut ka thënë se përpjekjet për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku vazhdojnë dhe forcat e rezistencës janë duke analizuar çdo opsion të mundshëm për realizimin e këtij qëllimi. Vlen të theksohet se pas martirizimit të komandantit të forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe zv.komandantit të forcave Hashd Shaabi në Irak, në këtë vend janë rritur shumë ndjenjat anti-amerikane. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore.

Tags

Komente