Shkurt 27, 2020 20:57 Europe/Tirane
  • Raketat taktike siriane janë kyçur mbi forcat turke, çfarë do të bëjë Erdogani?

Këtë të enjte, ultimatumi i lëshuar nga Ankaraja skadon dhe përgjigja "Siriano-Ruse" është ende jo.

Pas pesë raundeve të negociatave turko-ruse, Lavrov ka bërë një deklaratë domethënëse: "Ne i kundërshtojmë kategorikisht thirrjet për t'i dhënë fund sulmeve siriane të mbështetura nga Moska kundër Idlibit, sepse ky do të jetë një lëshim jo për të drejtat e njeriut, por për terroristët”. Një retorikë e rrallë e cila, sipas analistëve, dëshmon se as Siria dhe as Rusia nuk do të tërhiqeshin dhe se Erdogan vullnetarisht po i fut këmbët në gropë, ose ai po llogarit shumë te premtimet e Parisit, Berlinit, Washingtonit dhe Tel Avivit. Këtë të enjte, raportet e informacionit njoftojnë për "frontet" e reja të cilat sapo janë hapur në aksin Xhabal al-Zawiyah, në jug të Idlibit, ku ushtria siriane sapo ka rimarrë kontrollin e tetë fshatrave dhe lokaliteteve, të shtrira në drejtim të maleve Shahshabu dhe al-Arbain midis Idlibit dhe Hamas. Luftëtarët nga brigadat Fatemijun po luftojnë terroristët e al-Nusras, partisë al-Turkistani dhe ndihmësve të tyre, të cilët kanë okupuar periferitë jugore të Idlibit për muaj të tërë. Po çfarë do të bëhet në lidhje me ultimatumin turk? Toni i Lavrovit nuk lë vend për dyshim: asnjë kompromis me Ankaranë. Presidenti Erdogan këtë mbrëmje është përballur me këtë dilemë: ose ai vetë eliminon mercenarët e tij për t'u rikthyer në marrëveshjen e Soçit, ose përndryshe ai do të zbatojë kërcënimet e tij për të sulmuar forcat siriane, çka do të ekspozojë 1000 ushtarët e tij të vendosur në të ashtuquajturat 18 poste vëzhgimi ku ata tashmë janë të rrethuar nga "forcat aleate". Këtë të enjte në mëngjes dy ushtarë të tjerë turq u vranë në përleshje me ushtrinë siriane. Sipas Avia-Pro, uebfaqja ruse e cila shpërndan raporte të hollësishme, artileria siriane e mbështetur nga aviacioni Siriano-Rus po kryejnë një ofensivë në jug të Idlibit, ndërsa Damasku mpreh mbrojtjen e tij anti-ajrore në pritje të ndonjë skenari të çmendur që do të vijë : "Një sulm vetëvrasës nga avionët F-16-të turq për të shkatërruar mbrojtjen e integruar ajrore mbi Idlib". Cituar nga faqja e internetit Avia-Pro, një analist ushtarak beson se presidenti turk do të ndërmarrë një rrezik të madh, nëse ai shkon në ofensivë. "Nëse Erdogan shkon në luftë, ushtria turke do të jetë objekt i një përgjigje të rrufeshme. Pretendimet e tij  si rrjedhim mund t’i kushtonin shtrenjtë popullit turk. Forca Ajrore Siriane posedon dhjetëra apo edhe qindra raketa taktike që janë të afta të godasin bazat më të mëdha ushtarake. Fusha e betejës madje mund të shkojë përtej Idlibit, duke përfshirë qytete kufitare turke. Dhe dikush pyet veten nëse populli turk me të vërtetë dëshiron të presë arkivolet e ushtarëve të tij nga Siria, siç po bën tani me ushtarët e vrarë në Libi. Ka raporte për një valë në rritje të pakënaqësive në ushtrinë turke, e cila vë në dyshim ndjekjen e verbër të NATO-s  dhe Shteteve të Bashkuara nga Ankaraja", raporton Avia-Pro. Duke folur nga aspekti ushtarak, ushtria turke nuk ka shkëlqyer javët e fundit në fushën e betejës: Raketat operative taktike siriane do të jenë në gjendje të godasin bazat ushtarake turke, të armatosura nga NATO. Dhe më pas, Turqia nuk do të jetë në gjendje të zmbrapsë goditjet masive balistike, pasi SHBA nuk i jep sisteme Patriot dhe sistemet S-400 të saj nuk janë funksionale ". Dhe analisti shton: "Është logjike të supozohet se Damasku tashmë ka planifikuar të godasë bazat më të mëdha ushtarake turke, përfshirë Forcën Ajrore Turke. Vetëm disa raketa taktike mund të shkatërrojnë lehtësisht deri në 20% të Forcave Ajrore Turke në një valë të vetme sulmesh dhe të shkaktojnë qindra viktima në ushtrinë turke ". Disa ekspertë, nga ana tjetër, besojnë se do të ishte më mirë që Turqia, pa një sistem të përshtatshëm të mbrojtjes ajrore, të përmbahen nga nisja e aventurës, sepse ushtria e këtij vendi thjesht do të bëhet shënjestër e mundshme e artilerisë dhe e forcave ajrore të Sirisë. Si shenjë e kësaj pafuqie, të enjten 27 shkurt, ushtria turke dhe terroristët mercenarë pro-turq bënë tre përpjekje për të shkatërruar aeroplanët rusë dhe sirianë mbi provincën Idlib. Avionët rusë dhe sirianë Su-34 dhe Su-22 sulmuan pozicionet terroriste në periferitë jugore të provincës Idlib. Tre përpjekjet për të rrëzuar aeroplanët ushtarakë janë regjistruar pothuajse në të njëjtin rajon, duke demonstruar paaftësinë e mbrojtjes anti-ajrore turke për të shkatërruar avionët rusë dhe sirianë. Orët e ardhshme do të jenë fatale për ushtrinë turke.

 

Tags

Komente