Mars 14, 2020 20:23 Europe/Tirane
  • Hakmarrja ruso-saudite ndaj SHBA-së

Hakmarrja ruso-saudite kundër naftës argjilore kërcënon të shkatërrojë tërë sistemin financiar amerikan.

Profesori amerikan Richard Wolff shpjegon se Shtetet e Bashkuara, të cilat dëshironin "pavarësinë energjitike", vendosën 10-20 vjet më parë të nisin frakturimin hidraulik thjesht sepse ishte fitimprurës. "Thyerja hidraulike është shumë e shtrenjtë ... por gjithçka ishte e bazuar në idenë se çmimi i naftës do të mbetet shumë i lartë," tha Wolff në një intervistë për RT. "Sauditët dhe Rusët janë dëmtuar nga shfaqja e industrisë amerikane të prodhimit të naftës argjilore; ata e urrejnë këtë industri që nga dita e parë, sepse është një konkurrent". Ideja që ata po luftojnë njëri-tjetrin është një iluzion, thotë Wolff duke shtuar: "Dhe tani, më në fund, rusët dhe sauditët po luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara, sepse duke ulur çmimin e naftës, të gjitha këto kompani amerikane të naftës që përdorin teknologjinë e thyerjes hidraulike do të shkatërrohen". Ai shton se kompanitë amerikane të naftës nuk janë në gjendje të paguajnë borxhet e tyre dhe kjo zhyt tregun e kredisë dhe bankat në një krizë krejt të re, të cilën ne sapo kemi filluar ta kuptojmë dhe që kërcënon të gjithë sistemin financiar amerikan. "Ju e lidhni koronavirusin me naftën dhe shihni një grusht të rëndë që e bën Wall Street-in të kuptojë se imazhi i shkëlqyeshëm i ekonomisë amerikane si më e madhja në botë ishte vetëm një iluzion i politikanëve, pa asnjë bazë ... ", thotë Profesori amerikan Richard Wolff.

 

Tags

Komente