Mars 24, 2020 21:01 Europe/Tirane
  • SHBA do të bëhet epiqendra e re botërore e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, rastet e konfirmuara me coronavirus në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën prej 377 mijë, duke u përhapur në 194 vende. Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ka thënë se numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përshpejtuar me të madhe. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, 85 për qind e rasteve të reja ishin në Evropë dhe në SHBA, dhe përqindja e kësaj të fundit ishte 40 për qind. Që nga e hëna, me virus janë infektuar më shumë se 46,000 njerëz në SHBA, ndërsa 598 të tjerë kanë ndërruar jetë. E pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëhen epiqendra e parë, Harris potencoi se mund të jetë e mundur. “Ne po shohim një përshpejtim shumë të madh të rasteve në SHBA, kështu që ekziston potenciali”, ka thënë ajo.

 

Tags

Komente