Mars 25, 2020 12:35 Europe/Tirane
  • Mund të formohet unioni naftor Uashington-Riad?

Dan Brouillette në një intervistë televizive, ka deklaruar se krijimi i një unioni naftor mes SHBA dhe Arabisë Saudite është një prej shumë ideve që janë paraqitur nga politikanët e Amerikës, mirëpo akoma nuk është përcaktuar se ky union të paraqitet si një propozim zyrtar apo jo. Ministri amerikan i energjisë ka thënë se akoma nuk është marrë kurrfarë vendimi në lidhje me këtë çështjeje.

Gazeta “Wall Street Journal” ditën e premte në një raport të saj ka shkruar se autoritetet e Departamentit Amerikan të Energjisë synojnë të bindin qeverinë e Trump për të ushtruar presion mbi Arabinë Saudite që të ndërpresë bashkëpunimin me organizatën OPEC dhe të shtojë bashkëpunimin me SHBA-të për të krijuar stabilitet në çmimet e naftës.

Çmimi i naftës së papërpunuar gjatë dy javëve të kaluara ka humbur mbi gjysmën e vlerës së vet. Gjatë kësaj periudhe, Arabia Saudite dhe Rusia kanë filluar një luftë të çmimit dhe nga ana tjetër përhapja gjithëpërfshirëse e virusit Korona është bërë shkak për dobësimin e madh të kërkesës për naftë. Nafta e papërpunuar e Amerikës ditën e hënë është shitur me çmim rreth 22 dollarë.

Qeveria e Trump së shpejti do të dërgojë një përfaqësues speciale nga Departamenti Amerikan i Energjisë në Arabinë Saudite për të përmirësuar bisedimet mes të dy vende të paktën për disa muaj.

Një funksionar i Departamentit Amerikan të Energjisë ka deklaruar se qeveria e Trump ditën e hënë ka emëruar Viktoria Kutez si përfaqësuese speciale për energji të këtij vendi në Arabinë Saudite.

Dan Brouillette ka thënë: “Qeveria në të ardhme në mënyrë diplomatike do të marrë pjesë në tregjet e naftës”.

Sekretari amerikan i energjisë ka thënë gjithashtu se do të bashkëpunojë me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, për të krijuar këtë ndryshim.

 

Tags

Komente