Mars 25, 2020 14:47 Europe/Tirane
  • Londra e detyruar t’i përgjigjet peticionit qytetar për heqjen e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit

Një peticion qytetar ka kërkuar nga Amerika heqjen e menjëhershme të sanksioneve të cilat pengojnë përballjen me virusin Korona në Iran dhe ky peticion aktualisht është nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetar dhe në këtë mënyrë qeveria e Anglisë obligohet t’i japë përgjigje kësaj kërkese.

Nënshkruesit e këtij peticioni i cili është publikuar në faqen informative të Parlamentit të Anglisë, kanë theksuar se heqja e sanksioneve kundër Iranit në rrethanat aktuale konsiderohet një veprime njerëzor.

Në bazë të statistikave të publikuara deri në kohën e publikimit të këtij lajmi, 12.854 persona e kanë nënshkruar këtë peticion dhe numri i këtyre personave po shtohet me shpejtësi shumë të madhe.

Sipas rregullave politike, nëse numri i nënshkruesve të një peticioni kalon shifrën 10 mijë persona, qeveria e Anglisë duhet t’i përgjigjet kërkesës së këtij peticioni ndërsa nëse numri i nënshkruesve kalon shifrën 100 mijë persona, kërkesa e paraqitur në peticion paraqitet për shqyrtim në Kuvendin Popullor.

 

Tags

Komente