Mars 25, 2020 17:22 Europe/Tirane
  • Italianët heqin flamurin e BE-së, vendosin flamurin kinez!

Italianët heqin flamurin e Bashkimit Evropian dhe ngre flamurin e Republikës Popullore të Kinës.

Sipas sajtit informativ Stretegika51, kjo skenë u zhvillua në hyrje të një hoteli dhe po përsëritet në të gjithë gadishullin italian. Njerëzit heqin flamurin e Bashkimit Evropian dhe disa zyrtarë e dogjën atë përpara se ta zëvendësojnë atë me flamurin e kuq të Republikës Popullore të Kinës. Asgjë nuk do të jetë si më parë në Itali dhe shërbimet e inteligjencës amerikane konsiderojnë se situata politike në gadishullin italian është e ngjashme me atë të periudhës së pasluftës së dytë botërore (1945-1955) kur komunistët pothuajse ishin bërë një nga forcat kryesore politike në Itali dhe i detyruan shërbimet speciale amerikane të manipulonin zgjedhjet dhe të destabilizonin për një kohë të gjatë sistemin politik italian. Stretegika51 shkruan: "Ky nuk është më rasti sot, kur italianët, me të gjitha tendencat politike dhe ideologjike të kombinuara, refuzojnë absolutisht çdo lidhje me Bashkimin Evropian dhe janë të gatshëm të marrin armët për të çliruar veten prej BE-së (incidentet e vazhdueshme të armatosura në jug të gadishullit italian dhe një prej të cilëve përfshiu një bazë ushtarake të NATO-s që strehon armë bërthamore, parashikon se çfarë do të jetë Evropa në vitet në vijim).

 

Tags

Komente