Mars 26, 2020 09:52 Europe/Tirane
  • Amerika dështon në përballjen me virusin korona

Një prej gazetave amerikane pasi deklaroi se sjellja e qeverisë Trump tregon për rënien e pozitës së lidershipit të Amerikës në nivel botëror, thotë se mesa duket fituesi më i madh i kësaj tërheqjeje të pashoq të Amerikës është Kina.

Gazeta Uashington Post në artikullin e datës 24 mars shkruan: Covid-19 është duke shkaktuar dëme jashtëzakonshme të rënda për botën dhe ekonominë amerikane. Kjo sëmundje mund ta rrëzojë Amerikën nga pozita e lidershipit të botës. Uashington Post shkruan se ka pësuar dëme në diplomaci të cilën ia ka imponuar vetes së saj dhe mbi shkaqet e këtyre dëmeve thotë: Donald Trump ka humbur rolin që kanë luajtur presidentët e mëparshëm në zgjidhjen e krizave në botë. Ai është tërhequr nga ky rol i cili përmblidhet në dërgimin e ndihmave për vendet e tjera dhe koordinimi për përgjigje shumëpalëshe. Kjo gazetë amerikane pasi përmend reagimin e Bush dhe të Obamës në krizën financiare të vitit 2008 kundrejt sëmundjes së Ebolas dhe Sidës shkruan: I vetmi bashkëpunim që ka bërë Trump me botën në përballjen me virusin e ri korona është pezullimi i fluturimeve dhe udhëtimeve nga Amerika me vendet e tjera. Kjo gazetë shkruan se aktualisht Amerika mban kryesinë e radhës së grupit G7 dhe shtoi: Megjithatë ishte Emanuel Makron president i Francës ai që zhvilloi një video konferencë kushtuar virusit korona, pasi ai kontaktoi 2 herë me shtëpinë e bardhë dhe nuk mund të bindje presidentin Trump të merrte masa. Kësaj jave një konferencë virtuale po organizohet edhe nga Arabia Saudite me anë të së cilës regjimi i urryer i Bin Selmanit po mundohet të fitojë hapësirë nga boshllëk i krijuar nga Donald Trump. Siç shkruan Uashington post në kushte normale pritet që sekretari amerikan i shëtit të udhëtojë në vende të tjera dhe të paktën të ketë kontakte virtuale me qëllim që partnerët e Amerikës të marrin masa dhe veprime për të dalë nga recesioni botëror dhe për të shtuar prodhimin e produkteve jetike. Kjo gazetë shkruan se mesa duket fituesi i madh nga tërheqja e jashtëzakonshme e Amerikës është Kina. Kina pasi ka tejkaluar përhapjen e madhe të virusit korona, është duke u propozuar vendeve evropiane mes tyre Italisë dhe Serbisë që tu dërgojë ndihma humanitare. Uashington post gjithashtu citon një kompani kineze e cila i ka propozuar Uashingtonit që t’ i shesë mostra për testet e virusit korona. Kjo gazetë në fund thotë se Donald Trump me metoda fëmijërore duke e quajtur korona virus kinez mundohet t’ia hedhe faji kinës, mirëpo aktualisht ai ka hapur rrugën për kinën që të kthehet në lidershipin e ri të botës dhe të zë vendin e Amerikës.

 

Tags

Komente