Mars 26, 2020 12:55 Europe/Tirane
  • Tetë vende të botës letër sekretarit të përgjithshëm të OKB, paralajmërojnë për ndikimin negativ të sanksioneve në përballje me virusin

Përfaqësuesit e Iranit, Rusisë, Kinës, Kubës, Koresë Veriore, Irakut, Venezuelës dhe Nikaraguas në OKB me anë të një letre drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB kanë theksuar se virusi Korona është armik i përbashkët i të gjithë botës dhe kanë paralajmëruar për ndikimin negativ të sanksioneve në përballje me virusin Korona.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përfaqësuesit e Iranit, Rusisë, Kinës, Kubës, Koresë Veriore, Irakut, Venezuelës dhe Nikaraguas në OKB në këtë letër drejtuar Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, kanë shkruar: “Vendet të cilat aktualisht po përballen me sanksioneve dhe veprime të njëanshme dhe të paligjshme të cilat në qartë shkelin ligjet ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, e kanë shumë më të vështirë të përballen me virusin Korona në mënyra të duhura”.

Në vazhdim të kësaj letre është theksuar se përballja me virusin Korona kërkon nivelin më të lartë të solidaritetit dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe është shtuar: “Sanksionet po dobësojnë përpjekjet e vazhdueshme të qeverive kombëtare për t’u përballur me virusin Korona, sidomos në lidhje me sigurimin efikas dhe me kohë të pajisjeve dhe artikujve të nevojshëm mjekësor duke përfshirë mjetet e duhura për analiza dhe medikamentet për kurimin e pacientëve me nevoja të domosdoshme”.

Përfaqësuesit e vendeve të lartpërmendura kanë kërkuar heqjen e plotë dhe urgjente të këtyre veprimeve të paligjshme dhe presioneve të paligjshme ekonomike.  

Tags

Komente