Mars 28, 2020 19:01 Europe/Tirane
  • Turqia akuzon Arabinë Saudite për fshehjen e rasteve të koronavirusit

Turqia thotë se rastet e para të koronavirusit u zbuluan në mesin e atyre që ktheheshin nga Arabia Saudite, duke akuzuar Riadin për fshehjen e numrit të pacientëve në mesin e haxhinjve.

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se rastet e para të koronavirusit u konfirmuan tek pelegrinët që ishin kthyer në Turqi pas kryerjes së haxhit Umrah në Mekë. "Arabia Saudite nuk na informoi as neve, as botën për ndonjë rast," tha Soylu i cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve e Turqisë Anadolu. "Njerëzit u kthyen nga Umrah dhe Ministria e Shëndetësisë ndërmori masa menjëherë pasi u vu re rasti i parë dhe i vuri pelegrinët në qendrat e izolimit," shtoi ai. Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit, Turqia karantinoi më shumë se 10,000 pelegrinë pas kthimit të tyre nga Arabia Saudite. Të enjten, Turqia njoftoi 16 vdekje të reja nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 75. Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca tha të enjten se numri i përgjithshëm i infeksioneve kishte arritur në 3,629, pasi u bënë 7,286 teste.

 

Tags

Komente