Mars 31, 2020 10:33 Europe/Tirane
  • Italia vazhdon me bilance të rënda në përballje me virusin korona

Në Itali janë 63 mjekë të cilët kanë humbur jetën pas diagnostikimit me koronavirus.

Lajmin e konfirmoi Shoqata Italiane e Mjekëve ditën e sotme. Nga 63 mjekët e vdekur, 41 prej tyre ushtronin profesionin Lombardi, rajoni italian i goditur nga koronavirusi. Që nga e hëna, 8.956 punonjës të sistemit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Italian. Italia vijon të përballet me krizën e shkaktuar nga Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 812 viktima duke e çuar në 11,591 numrin e të vdekurve. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 101,739.

Tags

Komente