Mars 31, 2020 13:35 Europe/Tirane
  • SHBA, mbi 3000 të vdekur nga COVID-19, demokratët kritikojnë Trump

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në SHBA ka arritur mbi 3 000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas universitetit, numri i të vdekurve është 3 008 dhe janë konfirmuar 163 429 raste, ndërsa SHBA-ja lufton për të frenuar përhapjen e virusit.

Më herët gjatë ditës, mjeku që drejton ekipin kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë theksoi se priteshin deri në 200 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit, nëse reagimi i SHBA-së ndaj shpërthimit të tij do të jetë pothuajse i përsosur.

“Nëse i bëjmë gjërat së bashku mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur, ne mund të kemi nga 100 000 deri 200 000 të vdekur. Ne as nuk duam ta shohim diçka të tillë”, theksoi Deborah Birx ndërsa fliste në emisionin televiziv në mëngjes.

Ndërkohë Maksin Vaters, përfaqësuesi demokrat nga Kalifornia, ka akuzuar qeverinë e Trump për paaftësi për t'u përballur me virusin Covid-19 dhe në disa mesazhe të publikuar në Twitter, ai ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe ka shkruar: "Nevojitet që ta lëni anash mashtrimin dhe të aktivizoni më shumë grupe për prodhimin e maskave, aparateve për frymëmarrje artificiale dhe çdo pajisje tjetër për të cilat kanë nevojë spitalet për mbrojtje përball virusit Korona. Trump, heq dorë nga lavdërimi i vetës dhe qeverisë tënde! Ti je një humbës i vërtetë dhe krizën e Koronas e ke administruar në mënyrë katastrofale. Injoranca dhe paaftësia jote është e tmerrshme", ka shkruar ndër të tjera Maksin Vaters. 

Tags

Komente