Mars 31, 2020 14:03 Europe/Tirane
  • Britania arsyeton kundërshtimin e vet për heqjen e sanksioneve kundër Iranit në krizën e Koronas

Qeveria e Britanisë ka pretenduar se sanksionet nuk kanë efekt mbi kapacitetin e Iranit për t’u përballur me virusin Korona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë në përgjigje ndaj peticionit të qytetarëve të këtij vendi për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, ka pretenduar se Britania shumë shpejtë i është përgjigjur kërkesave për ta ndihmuar Iranin në përballje me virusin Korona.

Ministria e jashtme e Britanisë pa vë në dukje fare neglizhencën e këtij vendi dhe palëve të tjera të marrëveshjes bërthamore për zbatimin e zotimeve të veta, pretendoi se që nga viti 2016, me heqjen e disa sanksioneve ekonomike kundër Iranit dhe heqjen e disa sanksioneve të OKB në bazë të rezolutës 2231, Londra zyrtare ka zbatuar plotësisht zotimet e veta.

 

Tags

Komente