Mars 31, 2020 14:39 Europe/Tirane
  • Një e katërta e mjekëve të Britanisë ose jenë të sëmurë ose në karantine

Kryetari i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Britanisë ka paralajmëruar se një e katërta e forcave të specializuara të këtij vendi ose janë të infektuar me virusin Korona ose janë në karantine.

Andre Gudard në një intervistë me kanalin informativ Sky News, ka thënë: “Në krizën e rritjes së statistikave dhe numrit të personave të infektuar me virusin Korona, infektimi ose mbyllja në karantine e një të katërtave të mjekëve të këtij vendi ka shkaktuar presion të madh mbi sektorin e emergjencës së spitaleve në Britani. Londra në krahasim me qytetet e tjera të Britanisë ndodhet në një gjendje më të keqe. Edhe gjendja e infermierëve të Britanisë nuk është në kushte të lakmueshme”.

Kolegji Mbretëror i Infermierëve të Britanisë ditën e kaluar ka raportuar se çdo i pesti infermier, është mbyllur në Karantine për shkak të frikës nga infektimi me virusin Korona.

 

Tags

Komente