Prill 01, 2020 17:30 Europe/Tirane
  • Rusia fut në karantine 32 republika dhe provinca të saj

Me vazhdimin e përhapjes së virusit Korona në Rusi, masat e karantinës kanë filluar të zbatohen në 32 republika dhe provinca të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se krerët pushtetit lokal të 32 republikave dhe provincave të Rusisë duke përfshirë Tataristanin, Çeçeninë, Kaliningrad, Vladimir dhe Rustov të martën kanë deklaruar se kanë filluar të zbatojnë planin e masave të karantinës.

Sipas këtij plani të masave kundër përhapjes së virusit Korona i cili së parë ka filluar të zbatohet në Moskë, banorët e këtyre rajone nuk do të kenë të drejtën të dalin nga shtëpia e tyre, me përjashtim të rasteve të domosdoshme.

Mikhail Mishustin, kryeministri i Rusisë, ditën e hënë ka thënë se plani i masave për karantine shtëpiake duhet të zbatohet në të gjithë Rusinë.

Sipas deklaratës së Mikhail Mishustin, në rrethanat aktuale qëllimi kryesor i qeverisë së Rusisë, janë masat më të mëdha parandaluese para se të arrihet kulmi i përhapjes së virusit Korona në këtë vend.

Qeveria e Rusisë gjithashtu ka paraparë edhe gjoba të rënda për personat që shkelin rregullat e ndalimit të qarkullimit pas ndonjë arsye të veçantë në lidhje me gjendjen e përhapjes së virusit Korona.

Tags

Komente