Prill 01, 2020 19:37 Europe/Tirane
  • Rëndohet bilanci i viktimave në Evropë

Kurba e pandemisë vazhdon në pikun e saj më të lartë në Itali. Prej 3 ditësh viktimat dhe të infektuarit kanë pothuajse të njëjtin numër rritje nga dita në ditë.

Numri i viktimave me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rritur me 727 viktima. Numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është, 13 155 ndërsa numri i rasteve pozitive ka arritur në 110 574, duke shënuar 4782 raste më shumë se një ditë më parë. 4035 janë në terapi intensive, 28 493 në struktura spitalore e 48 134 në kushte shtëpie. Pacientë të shëruar deri më sot janë 16 847. Britania e Madhe ka konfirmuar 563 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve. Kjo ishte shifra më e lartë për numrin e vdekjeve gjatë një dite, shkruan CNN. Sipas Departamentit Britanik të Shëndetit dhe Kujdesit Social, deri më tani janë shënuar 2,352 viktima. Ndërkohë janë kryer edhe 4,324 teste të reja dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 29,474. Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 499 viktima të reja nga koronavirusi. Kjo ishte shifra më e lartë e vdekjeve brenda 24 orëve. Tashmë numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 3,523, duke patur një rritje pre 17% me 24 orët e mëparshme. Ishte dita e tretë radhazi që numri i vdekjeve u përshpejtua në Francë, e cila tani është në javën e tretë të mbylljes në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Ndërkohë numri i rasteve është rritur dhe ka shkuar në 52,836.

 

Tags

Komente