Prill 01, 2020 20:55 Europe/Tirane
  • Rritje alarmante e rasteve me Covid-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara vijojnë të përballen me shtim të rasteve me koronavirus. Nga të dhënat e fundit, numri i të infektuarve ka shkuar mbi 200,000.

Numri aktual i të infektuarve ka shkuar në 202.336 ndërsa janë shënuar 4,454 viktima. Më herët presidenti Trump paralajmëroi se dy javët e ardhshme do të ishin shumë të vështira dhe mund të humbnin jetën rreth 200 mijë njerëz. Në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë të martën, Trump u pyet nëse ai i “mashtroi” amerikanët duke i thënë publikut se virusi do të ikte shpejt, edhe pse ishte e qartë se numri i rasteve dhe numri i vdekjeve ishin në rritje, shkruan Business Insider. “Unë dija gjithçka. E dija se mund të ishte e tmerrshme. E dija se mund të ishte ndoshta mirë”, tha Trump. “Unë nuk dua të jem një person negativ”. Ai vazhdoi: “Është me të vërtetë e lehtë të jesh negativ. Por unë dua t’u jap njerëzve gjithashtu shpresë”. Ekspertët e shëndetit publik kanë bërë më parë kritika ndaj qasjes së Trump për të minimizuar kërcënimin e virusit, duke argumentuar se Trump “i vodhi SHBA-së kohë të vlefshme dhe të nevojshme” për t’u përgatitur për atë që është tani një pandemi – potencialisht që kushton mijëra jetë. Ndërkohë rasti i parë i konfirmuar me coronavirus në SHBA ishte në 21 Janar.

 

Tags

Komente