Prill 01, 2020 21:06 Europe/Tirane
  • SHBA: Të burgosurit hapin varre!

Sipas revistës amerikane The Intercept, zyrtarët e qytetit të New York-ut po përdorin të burgosurit e ndaluar në ishullin Rikers për të gërmuar një numër të madh varresh për një pagë prej 5 dollarë në orë.

Këto varre masive janë duke u gërmuar në ishullin Hart, sipas The Intercept, pas një rritje të madhe të numrit të vdekjeve për shkak të përhapjes së koronavirusit në New York. Kryetari i New York-ut, ndërkohë, konfirmoi përfshirjen e të burgosurve në përgatitjen e varreve, por pohoi se ky vendim nuk kishte asnjë lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe se të burgosurit kishin qenë prej kohësh të punësuar në rajon. "Është tepër vonë për të karantinuar Nju Jorkun, një qytet me një popullsi të madhe. Spitalet janë të mbushura dhe nuk kanë vend për të instaluar respiratorë të rinj ", paralajmëroi një mjek dhe studiues në Universitetin George Washington në një intervistë për BBC.

 

Tags

Komente