Prill 01, 2020 22:21 Europe/Tirane
  • Erdogan përplaset me rivalin e tij për shkak të coronavirusit

Pandemia e coronavirusit ka rivënë në pah rivalitetin në Turqi midis presidentit Recep Tajip Erdogan dhe kreut të opozitës, me mosmarrëveshjet rreth mbledhjes së fondeve dhe një bllokim të mundshëm që ndoshta rrezikon një përpjekje të koordinuar për të luftuar shpërthimin.

Kjo pasi që, sipas Reuters, Qeveria qendrore në Ankara ka thënë se një fushatë për mbledhjen e parave të nisur nga kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është e paligjshme dhe ai ka kërcënuar të ndjekë penalisht ata që janë përfshirë në këtë fushatë. Imamoglu, i parë si një kandidat i mundshëm i ardhshëm për presidencën, nisi fushatën këtë javë me sloganin “Do të kemi sukses së bashku”, duke kërkuar para dhe donacione të tjera nga turqit më të pasur për qindra mijëra nevojtarë. Pastaj Erdogan filloi një fushatë rivale “Solidariteti Kombëtar” dhe premtoi se shtatë paga të tij do t'i japë për nismën për luftimin e virusit. Institucione të ndryshme shtetërore, firma dhe politikanë dhanë kontribute dhe presidenti dënoi fushatat komunale të mërkurën. “Nuk ka kuptim të kesh një shtet brenda një shteti”, u tha ai zyrtarëve të AKP-së në një video-konferencë televizive, duke thënë se askush nuk kishte të drejtë të mbledhë fonde përveç presidencës. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se fushata e Imamoglu ishte në kundërshtim me një ligj që kërkon që të kërkohej leje nga autoritetet para mbledhjes së parave për nevojtarët dhe tha se do të vepronte kundër atyre që janë përgjegjës. Megjithatë, siç vlerësohet në shkrimin e Reuters, përplasja ka të bëjë me shumë më tepër sesa mbledhje parash.

 

Tags

Komente