Prill 02, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • SHBA thyen rekordin, mbi 1000 të vdekur në një ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rekord sa i përket vdekjeve në një ditë që lidhen me Koronavirusin.

Ditën e djeshme, me 1 prill janë shënuar 1049 të vdekur, duke kaluar Italinë që ditën më të zezë e ka 969. Madje kjo shifër është sa dyfishi i viktimave të shkaktuar nga sëmundjet më vdekjeprurëse në SHBA, kanceri i mushkërive dhe gripi. Sipas statistikave të Universitetit John Hopkins, në SHBA janë shënuar 5,116 viktima dhe më shumë se 215,000 janë infektuar. Në ShBA deri më tani janë raportuar 236312 të prekur nga CoVid-19 ku 5783 kanë humbur jetën dhe 10324 janë shëruar. Vendi që ka më shumë vdekje është New York-u me 2373.

 

Tags

Komente