Prill 02, 2020 21:34 Europe/Tirane
  • Rusia filloi të transferojë bombarduesit në Siri

Mosrespektimi i armëpushimit nga ana e terroristëve, refuzimi për të tërhequr armët dhe mosrespektimi nga pala turke i marrëveshjeve të 5 marsit 2020, e detyruan Rusinë të rifillojë dërgimin e bombarduesve të saj Su-24 në Siri.

Sipas burimeve të mirinformuara, të cituara nga sajti Avia-Pro, gjatë orëve të kaluara Rusia dërgoi të paktën dy bombardues në bazën ajrore Khmeimim. "Sot, një çift bombarduesish Su-24 (96 RED dhe 94 RED) arritën në heshtje dhe pa zhurmë në bazën ajrore Khmeimim në kuadrin e rotacionit të planifikuar. Ata këtë herë fluturuan pa një lider, në një rrugë standarde përmes Iranit dhe u furnizuan me karburant nga dy cisterna Il-78 mbi ujërat e Detit Kaspik "-raportuan këto burime. Duhet sqaruar se deri tani nuk ishte regjistruar largimi i bombarduesve nga baza ajrore e Khmeimim për në Rusi, çka me shumë mundësi, mund të tregojë jo një rotacion të forcave, por një shtim të forcave ajrore ruse në Siri, edhe pse akoma nuk ka komente zyrtare në lidhje me këtë temë.

 

Tags

Komente