Prill 03, 2020 16:44 Europe/Tirane
  • Sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës pengesë serioze në përballjen me virusin korona

Sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës kundër popullit iranian kanë si objektiv njerëzit e pafajshëm dhe kjo krijon pengesë serioze në përballje me virusin korona.

Kështu ka deklaruar Ahmed Masumi’far ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Suedi i cili në takimin me Ann Linde ministre e jashtme e Suedisë përmendi pandeminë Covid-19 në botë dhe tha se nga Suedia pritet që me zë të lartë të shpërfillë sanksionet çnjerëzore dhe të njëanshme të Amerikës kundër Iranit. Masumi’far gjithashtu rikujtoi marrëdhëniet historike të Iranit dhe Suedisë dhe tha: për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe sidomos në tregti dhe ekonomik ekzistojnë potenciale të mira për të cilën duhen bërë përpjekje për heqjen e pengesave. Ann Linde ministre e jashtme e Suedisë vuri në dukje se Teherani është një prej partnerëve kryesore të Stokholmit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha se qëndrimi i përhershëm i Suedisë është kundërshtimi i sanksioneve të njëanshme. Ajo gjithashtu shpresoi se kompanitë suedeze do të shfrytëzojnë kanalin INSTEX për tregti dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Iranin.

Tags

Komente