Prill 03, 2020 16:44 Europe/Tirane
  • Shkarkohet kapiteni i anijes Rusvelt

Kapiteni i anijes Rusvelt është shkarkuar nga detyrua për shkak se ka zbuluar lajmin e tmerrshëm të përhapjes së virusit korona brenda në këtë anije.

Kanali televiziv CNN ka raportuar se Brett Crozier kapiteni i anijes amerikane Rusvelt është shkarkuar me vendim të Pentagonit pasi ai për të shpëtuar jetën e ekuipazhit të anijes luftarake, ka zbuluar lajmin e përhapjes së virusit korona renda në anije. Pentagoni ka deklaruar se Crozier nuk është shkarkuar nga detyra e kapitenit për shkak të letrës së tij por për shkak të ndikimit të virusit korona tek ai dhe tek kapaciteti i tij drejtues dhe komandues i forcave detare. Departamenti amerikan i mbrojtjes gjithashtu ka pretenduar se lajmi i përhapur nga Crozier është përcjellë nëpërmjet një sistemi jo të sigurt nga cikli komandues i forcave detare. Vlen të theksohet se në anijen Rusvelt gjenden të infektuar me virusin korona më shumë se 1400 njerëz prej të cilëve 771 janë ushtarakë.

Tags

Komente