Prill 03, 2020 20:07 Europe/Tirane
  • Nuk ulet numri i vdekjeve në Itali dhe Evropë

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 14681, që do të thotë janë 766 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 2339 duke e çuar në 85388 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19758 dhe 4068 janë në gjendje kritike. Britania e Madhe ka shënuar 684 viktima të tjera nga Covid-19 brenda 24 orëve. Shifrat bëhen të ditura nga Departamenti i Shëndetit në vend. Numri i përgjithshëm i viktimave tashmë ka shkuar në  3,605, ndërsa i të infektuarve në 38,168. Sipas statistikave nga universiteti amerikan John Hopkins, më shumë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Britani se në Kinë, ku numri zyrtar i vdekjeve është aktualisht 3,326.

 

Tags

Komente