Prill 04, 2020 10:58 Europe/Tirane
  • Ambasada iraniane në Gjermani i përgjigjet deklaratës së ministrit gjerman të shëndetësisë

Ambasada e Iranit në Berlin i është përgjigjur ministrit të shëndetësisë së Gjermanisë i cili ka pretenduar se veprimet e Teheranit në përballje me virusin korona nuk janë transparente.

Në përgjigjen e ambasadës iraniane në Berlin thuhet kjo deklaratë më shumë ngjason me shakatë që bëhen në ditën e gënjeshtrave më 1 prill. Jens Spahn, ministër i shëndetësisë në gjermani ka pretenduar se fluturimet e linjës ajrore Iran Air janë pezulluar për shkak të rrezikut të lartë nga Irani dhe përballjes jo transparente me virusin korona. Ambasada e Iranit në Berlin duke reaguar ndaj këtij qëndrimi të ministrit gjerman të shëndetësisë tha se deklarata e ministrit nuk bazohet në asnjë qasje zyrtare të organeve ndërkombëtare. Organi kryesor që monitoron veprimet dhe masat e vendeve të tjera për tu përballur me virusin korona, është OBSH ndërkohë që kjo organizatë ka vlerësuar dhe falënderuar Iranin për masat e marrë në përballje me virusin Covid-19. Ambasada iraniane në Berlin e ka quajtur të domosdoshme heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare në luftën kundër virusit korona dhe ka thënë se me padyshim veprimet dhe sjelljet e përgjegjshme dhe njerëzore të popujve dhe qeverive do të mbeten në kujtesën e historisë së botës.

Tags

Komente