Prill 04, 2020 21:10 Europe/Tirane
  • Plaçkitësi global nuk kursen as aleatët e tij

Shtetet e Bashkuara kapën të Premten 200,000 maska të vendosura për t'u dërguar në vendet evropiane mes shpërthimit të koronavirusit, me raportet që thonë se maskat fillimisht ishin të destinuara për në Gjermani para se të shmangen në Tajlandë dhe të dërgohen në Shtetet e Bashkuara.

Andreas Geisel, ministri i brendshëm gjerman, denoncoi devijimin si "një akt piraterie moderne" dhe i bëri thirrje qeverisë në Berlin t'i kërkojë Uashingtonit përputhjen me rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Geisel e dënoi këtë veprim të SHBA-së dhe e cilësoi si një nga ato "metodat e egra të perëndimit", dhe tha se Presidenti amerikan Donald Trump po tregonte "mungesë solidariteti" me vendet e tjera të goditura nga pandemia e koronavirusit. Valerie Pecresse, presidentja me ndikim e rajonit Ile-de-France që përfshin Parisin, e përshkroi si një "gjueti thesari" garën për të marrë maska gjatë luftës globale kundër pandemisë. "Gjeta një sasi maskash që ishin në dispozicion dhe amerikanët - nuk po flas për qeverinë amerikane - por amerikanët, na tejkaluan", tha Pecresse. "Ata ofruan trefishin e çmimit dhe propozuan të para paguanin. Unë nuk mund ta bëj këtë. Unë po shpenzoj para të taksapaguesve dhe mund të paguaj vetëm kur malli të dorëzohet duke kontrolluar cilësinë", shtoi ajo. "Kështu që ne u nxorëm jashtë." Për më tepër, Kryeministri kanadez Justin Trudeau gjithashtu u kërkoi zyrtarëve që të hetojnë raste të ngjashme ku maskat po largoheshin nga vendi i tij, duke i quajtur raporte të tilla "shqetësuese". “Amerikanët kanë nevojë për ndihmat mjekësore të Otavës për t’u përballur me virusin Korona, prandaj ndalimi i transferimit të ngarkesave me maska dhe pajisje të mbrojtjes personale për mjekët kanadezë, është një veprim shumë i gabuar”, deklaroi Trudeau .

 

Tags

Komente