Prill 04, 2020 21:33 Europe/Tirane
  • Manovra në kohën e Covid-19!

Përkundër sfondit të krizës globale të Covid-19, Komanda e Forcave të SHBA në rajonin e Lindjes së Mesme, CENTCOM, njoftoi përfundimin e fazës së 5-të të stërvitjes së përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe; këto manovra ende nuk kanë përfunduar dhe vazhdojnë akoma.

Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfunduar një seri ushtrimesh bilaterale të zjarrit në rajonin e Gjirit Persik, tha në një deklaratë Komanda Qendrore (CENTCOM). "Operacioni Thundercloud ishte një stërvitje për stafin për të rritur ndërveprimin e misioneve të zjarrit të nivelit të batalionit," thoshte deklarata e publikuar të Premten. Pas kësaj faze, ushtarët amerikanë dhe emiratas organizuan një tjetër stërvitje ushtarake të quajtur "Bashkimi i Hekurt". Organizimi i manovrave të përbashkëta midis SHBA dhe Emirateve të  Bashkuara Arabe vjen pasi shumica e misioneve dhe operacioneve të ushtrisë amerikane janë shtyrë në sfondin e krizës së koronavirusit. Situata shëndetësore po përkeqësohet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Me 1.480 vdekje në njëzet e katër orë, vendi ka rekordin global më të keq që nga shfaqja e Covid-19. Në total, virusi tashmë ka vrarë rreth 7.400 njerëz atje, për 277,000 raste të regjistruara. Dhe tabloja pritet të errësohet në ditët në vijim, pasi maja ende duket shumë larg dhe Shtëpia e Bardhë vlerëson se bilanci i përgjithshëm i viktimave mund të rritet midis 100,000 dhe 240,000 të vdekur.

 

Tags

Komente