Prill 05, 2020 21:35 Europe/Tirane
  • Foreign Policy: Jemi në prag të pendimit për vrasjen e Soleimanit!

Pas vrasjes së gjeneral Kasem Soleimanit në Irak, Irani jo vetëm që nuk u "tërhoq", por gjithashtu forcoi "strategjinë e tij rajonale" dhe "dyfishoi me sukses përpjekjet e tij në Siri dhe Irak.

"Jemi pothuajse gati të pendohemi që  vramë Soleimanin", shkroi revista amerikane The Foreign Policy. Në një artikull të fundit me titull "Mungesa e Soleimanit nuk e ka ndalur Iranin në Siri dhe Irak", The Foreign Policy shkruan: "Ndërsa Shtetet e Bashkuara shpresonin se vrasja e Soleimanit në janar do të ngadalësonte aktivitetet e Iranit në Siri, Irani ka forcuar më tepër veprimin e tij, aleatët e tij fituan betejën e vështirë në Sarakib në Idlib dhe realizuan forcimin e pozicioneve të tyre në Alepo. Sulmi i fundit izraelit kundër Homsit, tregoi se armatimet iraniane, të përqendruara me dritën jeshile ruse në bazën Shajrat funksionuan mirë. Në Irak, SHBA vazhdimisht flet për një rikonfigurim të forcave të saj, por ky rikonfigurim po duket si një tërheqje: ne humbasim bazat ushtarake, ne kthehemi përsëri në Ain al-Asad, ndërsa jemi të vetëdijshëm se edhe atje ne nuk jemi të sigurtë. Në kohën e Soleimanit, një ekuilibër i caktuar sundonte marrëdhëniet SHBA- Iran ekuilibër i cili nuk është më aktual dhe kjo, në dëm të SHBA ", thekson artikulli i cili shton:" Pasardhësi i Soleimanit, gjeneral Ismail Kaani, është i ashpër. Ai shkoi në Alepo pak kohë më parë për të vënë pikat mbi 'i' dhe për të treguar vendosmërinë e Iranit për të konsoliduar arritjet e më shumë se shtatë viteve të pranisë ushtarake përkrah Damaskut. Kështu që as që bëhet fjalë për tërheqje ”. Eksperti ushtarak libanez Amin Hoteit komenton mbi artikullin e FP, duke theksuar se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së SHBA dhe ekipi Trump e kanë bërë vështirësuar punën duke eliminuar "një armik të madh vizionar që ka bërë gjithçka në fuqinë e tij sa ishte gjallë në mënyrë që gjërat të mos mund të dalin kurrë në favor të amerikanëve ". "Objektivi i Uashingtonit, përmes këtij atentati, do të ketë qenë t'i japë fund trendit të fitoreve të boshtit të Rezistencës, ta dobësojë atë dhe të krijojë një vakum, një ndërprerje brenda kampit anti-amerikan për ta çorientuar. Por që nga 3 janari gjithçka që Amerika po bën e shtyn atë të tërhiqet, duke i hequr çdo iniciativë. Në Irak, ashtu si në Siri, Amerika është vazhdimisht në mbrojtje dhe kjo është fitorja e Soleimanit pas vdekjes ". "Përgjigja e Iranit ndaj vrasjes së Soleimanit ka krijuar ekuacione të reja të përpiluara nga gjeneral Kaani. Në fund të marsit 2020, media raportoi për vizitën e komandantit të ri të Forcave Kuds në Siri, ku ai vizitoi periferitë jugore të Alepos. Kjo vizitë solli mesazhe të rëndësishme për palët rajonale dhe ndërkombëtare, pasi ishte e para që nga vrasja e gjeneralit Soleimani. Kaani dëshironte të siguronte Damaskun se Irani nuk do ta braktiste atë. Por vizita e tij e fundit në Irak ka nxitur komente të ndryshme. Ai shkoi atje në kushtet e një tensioni të plotë me SHBA, pa pasur frikë se mos ishte në shënjestër, sikur donte t'i kujtonte amerikanët për premtimin që ai bëri një ditë pas vrasjes së Soleimanit. Në atë kohë, gjeneral Kaani kërcënoi të vazhdojë rezistencën derisa Amerika të dalë jashtë loje .Kaani gjithashtu tha se Uashingtoni, i cili vetëm kupton gjuhën e forcës, kishte hapur dyert e ferrit.

 

Tags

Komente