Prill 06, 2020 10:20 Europe/Tirane
  • Mediat amerikane: Uashingtoni përgjegjës për përhapjen e virusit korona në Iran

Gazeta amerikan Daily News shkruan se Uashingtoni për shkak të sanksioneve të gjera të ashpra dhe parandalimin e importit të medikamenteve nga Irani, është përgjegjës për pasojat e virusit korona në Iran.

Gazeta Daily News në një artikull mbi masat humanitare të vendeve për të ndihmuar në përballjen me virusin korona shkruan: Kuba përkrah Kinës ka dërguar në vende të ndryshme të botës mjekë dhe pajisje mjekësore për tu përballur me virusin korona, mirëpo fatkeqësisht qeveria amerikane në kushtet aktuale ka treguar se po ecën në anën e kundërt. Nju Jork Daily News shkruan: Amerika ka boshatisur të gjitha forcat e saj paqeruajtëse në botë dhe për më keq ka shtuar sanksionet e saj kundër vendeve të tilla si Irani, Kuba, Venezuela dhe Nikaragua në kulmin e përhapjes së virusit korona. Kjo gazetë thotë se qeveria Trump në kushtet aktuale të krizës së pandemisë Covid-19 atë po e përdor si armë kundër të tjerëve. Irani për shkak të sanksioneve të Amerikës është i vetmi vend në botë që nuk mund të blejë medikamentet e nevojshme për të luftuar virusin korona dhe qeveria amerikane duke qenë se me vetëdije ka ndihmuar në përhapjen e virusit korona në Iran, mban përgjegjësi për këtë nga aspekti moral dhe juridik. Pas përhapjes së virusit korona shumë vende dhe autoritete ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit.

Tags

Komente