Prill 06, 2020 10:21 Europe/Tirane
  • Qeveria Trump insiston në zhvillimin e bombave atomike në situatën e pandemisë Covid-19

Një prej politikave të rëndësishme të presidentit Trump në fushën ushtarake, është forcimi dhe zhvillimi i bombave atomike. Në situatën e pandemisë Covid-19, presidenti amerikan ka caktuar një buxhet për rinovimin dhe përditësimin e bombave atomike.

Mark Esper, sekretari amerikani i mbrojtjes, vendi i të cilit po përballet me përhapjen e gjerë të virusit korona, më 4 prill deklaroi se prioritet i strategjisë së këtij departamenti është modernizimi i armëve atomike. Esper deklaroi se modernizimi i forcave bërthamore strategjike është një përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump për të mbështetur Amerikën dhe aleatët e saj. Së bashku me Rusinë, Shtetet e Bashkuara kanë arsenalin më të madh bërthamor në botë. Deklarata e bëra nga Sekretari i Mbrojtjes në situatën aktuale në të cilën Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në epideminë e koronës dhe janë në krye të listës së vendeve të përfshira nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, ka ngjallur kritika të shumta.  Pyetja është, pse Mark Esper zgjodhi pikërisht këtë që të ritheksojë modernizimin e arsenalit bërthamor amerikan? Administrata Trump, e cila tani është kritikuar shumë për dështimin në kontrollimin e epidemisë Corona, duke përmendur dhe zmadhuar aftësinë bërthamore të SH.B.A.-së, duket se po thekson në një nga pikat e forta të saj. "Ne kemi një trilion dollarë në vit buxhet ushtarake, por nuk kemi aparatura të mjaftueshme për frymëmarrje," tha Lee Bulger, një komandant në pension i Marinës amerikane. Kemi mijëra armë bërthamore, por nuk kemi maska ​​të mjaftueshme mjekësore. Ndërsa sistemi i kujdesit shëndetësor si dhe i shërbimeve të sigurimeve në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht i pafuqishëm përballë Corona dhe ka ngjallur reagime dhe protesta nga shumë anëtarë të Kongresit si Bernie Sanders dhe Okazio Cortez, buxheti amerikan për vitin 2021 i jep përparësi fushës ushtarake, veçanërisht sektorit bërthamor. Buxheti parashikon 44.5 miliardë dollarë ose 19 përqind më shumë se buxheti i vitit 2020 për objektet bërthamore, ndërsa për Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 5.5 miliardë dollarë ose 18.6 përqind më pak se buxheti i këtij viti.  Në buxhetin e vitit 2021, buxheti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë është ulur me shtatë përqind dhe kap shifrën 38,7 miliardë dollarë. Administrata Trump po kërkon qartë të zhvillojë dhe forcojë arsenalin bërthamor amerikan. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, rindërtimi dhe modernizimi i arsenalit nuklear është mjeti më i rëndësishëm kërcënues dhe parandalues​. Donald Trump theksoi nevojën për t'u përqendruar në  ngritjen e kapacitetit bërthamor dhe tha se tani është edhe më e rëndësishme ngritja e arsenalit të ri bërthamor amerikan.  Në vitin e tij të parë në detyrë në 2017, për herë të parë në tre dekada, Trump vendosi planet për prodhimin e kokave të rija bërthamore dhe për ta ka caktuar një buxhet të madh. Në dokumentin e rishikimit të arsenalit bërthamor NPR në shkurt 2018, administrata Trump theksoi prodhimin e armëve të reja bërthamore. Kjo ka nxitur konkurrencën globale për armë bërthamore, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.

 


 

Tags

Komente