Prill 06, 2020 19:15 Europe/Tirane
  • Mbi 1,2 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, mbi 70 mijë të vdekur

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 1,2 milion konkretisht, 1,292,564.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 70,798. Të shëruar deri tani janë 271,013 pacientë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 338,995 ndërsa të vdekur janë 9,683. Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 16,523 viktima. Ndërsa Franca ka 8,093 numrin total të të vdekurve. Është rritur bilanci i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar, ku shënohen 439 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin ne 5,373. Mbretëria e Bashkuar numëron 3,802 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e përgjithshëm të të infektuarve në 51,608. Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 637 raste të reja në 24 orët e fundit, që i bie të jetë numri më i vogël i viktimave brenda një dite. Ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë së coronavirusit deri më tani në Spanjë ka shkuar në mbi 13 mijë. Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 22 dhe janë 377 të infektuar.

Tags

Komente