Prill 06, 2020 19:41 Europe/Tirane
  • SHBA-të në “javën e pikut të vdekjeve” nga coronavirusi

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se kjo javë mund të jetë “piku i vdekjeve” në SHBA nga pandemia e coronavirusit.

“Shumë prej njerëzve do të hospitalizohen, dhe për fat të keq, do të jetë java e pikut të vdekjeve”, ka thënë Admirali Brett Giroir, një mjek dhe anëtar përgjegjës i detyrave të coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë. Giroir ngriti alarm të veçantë për vendet si: New York, New Jersey, Connectitut dhe Detroit. Numri i rasteve të konfirmuara nga coronavirusi në SHBA ka shkuar në 336 mijë, ndërsa tani është vendi me gati dy herë më shumë raste sesa Spanja dhe Italia. Ndërkaq numri i vdekjeve ditore është po ashtu dyfishi i viktimave në Itali dhe në Spanjë, sipas të dhënave. Ndërsa, Gjenerali amerikan Jerome Adams tha se javët e ardhshme do të jenë më të vështirat për jetën e shumicës së amerikanëve. Ai e tha se javët e ardhshme janë periudhë e zymtë e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, madje e krahasoi këtë periudhë me ato të “Pearl Harbor” dhe “9/11”. Zyrtarët paralajmërojnë se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën për të ndaluar përhapjen e virusit.

 

Tags

Komente