Prill 06, 2020 19:43 Europe/Tirane
  • Merkel: BE para sprovës më të vështirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se pandemia e koronavirusit është "testi më i madh" me të cilin Bashkimi Evropian është përballur që nga themelimi i tij, duke shtuar se është e rëndësishme që blloku "të dalë i fortë" nga kriza ekonomike e shkaktuar nga sëmundja.

"Sipas mendimit tim ... Bashkimi Evropian qëndron përpara provës më të madhe që nga themelimi i tij," u tha Merkel gazetarëve gjatë një konference shtypi të hënën. "Të gjithë janë po aq të prekur sa të tjerët, dhe për këtë arsye, është në interes të të gjithëve, dhe është në interesin e Gjermanisë që Evropa të dalë e fortë nga ky test." Komentet e saj erdhën përpara një konference kyçe të ministrave të financave të eurozonës që synon hartimin e një plani ekonomik të shpëtimit për bllokun.

 

Tags

Komente