Prill 07, 2020 13:53 Europe/Tirane
  • Amerikën po e pret një stagnik i madh ekonomik

Drejtori ekzekutiv i bankës më të madhe të Amerikës ka parashikuar se si pasojë e përhapjes së virusit Korona në SHBA, së shpejti ekonomia e këtij vendi do të përballet me një stagnim të madh.

Kanali televiziv CBS News njoftoi se Jamie Dimon, drejtori ekzekutiv i bankës JPMorgan, bankës më të madhe të Amerikës, ka parashikuar se ky vend së shpejti do të përballet me një stagnim të madh ekonomik.

Jamie Dimon ka thënë se banka JPMorgan po përgatitet për t’u përballur me një rënie ekonomike të madhe deri në 35% në javët dhe muajt e ardhshme.

Ai shtoi se bankat sipas të gjitha gjasave do të përballen me një presion ekonomik të ngjashëm me atë të vitit 2008, në kohën e krizës financiare në botë. Niveli i papunësisë në Amerikë mund të arrijë deri në 14% dhe kjo është shifra më e lartë që nga koha e stagnimit të madh ekonomik në këtë vend.

Përhapja e virusit Korona ka ushtruar ndikim të madh mbi ekonominë e botës dhe një prej pasojave negative të rëndësishme ka rënë mbi ekonominë e Amerikës. Parashikimet tregojnë se gjendja ekonomike në Amerikë po përkeqësohet për çdo ditë e më tepër.

 

Tags

Komente