Prill 07, 2020 14:14 Europe/Tirane
  • Moska: Sfera e INSTEX duhet të shtrihet jashtë kufijve të BE

Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë ka kërkuar pjesëmarrjen e më shumë vendeve në procesin INSTEX dhe zgjerimin e sferës së veprimit të këtij mekanizmi jashtë kufijve të BE-s.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, me anë të mesazheve të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, ka theksuar nevojën për pjesëmarrje të më shumë vendeve në mekanizmin financiar të Evropës me Iranin (INSTEX) dhe ka kritikuar vazhdimin e mosinteresimit të Amerikës për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit në përballjen me krizën botërore të përhapjes së virusit Korona.

Mikhail Ulyanov në këto mesazhe ka shkruar: “SHBA nuk ka gatishmëri që të mendojë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit. Po i lëmë anash qasjet humanitare, por në fakt kjo qasje e Amerikës nuk është aspak realiste, sepse virusi Korona mund të përhapet edhe në vendet fqinjë të Iranit dhe të ndikojë rëndë edhe mbi 70.000 forca amerikane që janë dislokuar në rajon dhe mbi shumë civilë amerikanë”.

Mikhail Ulyanov në reagim ndaj bisedës telefonike të krerëve të Iranit dhe Francës në lidhje me “INSTEX”, ka shtuar: “Zgjerimi i sferës së pjesëmarrjes së vendeve anëtare të INSTEX jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, është në interes të të gjithëve. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, atëherë do të shtohen edhe gjasat për kthimin e Iranit në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore”.  

Tags

Komente