Prill 07, 2020 14:28 Europe/Tirane
  • OKB hedh poshtë akuzat ndaj Sirisë

Një komitet hetimor i OKB ka hedhur poshtë akuzat ndaj Sirisë në lidhje me sulmin e forcave siriane ndaj spitaleve në Idlib.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se komiteti hetimor i OKB për hetimin e rasteve të veçanta duke përfshirë edhe sulmin ndaj objekteve civile në Siri, ditën e martë në një raport ka deklaruar se ky komitet nuk ka gjetur dëshmi dhe dokumente të mjaftueshme të cilat do të tregonin se qeveria e Sirisë ka kryer sulme ndaj spitaleve nën mbikëqyrjen e OKB në Idlib të Sirisë.

Në këtë raport duke vë në dukje sulmin ndaj një spitali në rajonin Kafar Nabel, thuhet se duke marrë parasysh të dhënat ekzistuese, ky komitet më parë kishte supozuar se ky sulm mund të jetë kryer nga forcat e qeverisë së Sirisë ose aleatët e tyre, mirëpo akoma nuk ka kurrfarë dëshmi që mund të vërtetohet një supozim i tillë.

Një ton i ngjashëm është vërejtur edhe në raportet e mëparshëm të këtij komiteti.

Ky komitet në lidhje me sulmin e kryer në një kamp të refugjatëve, ka thënë se sipas të gjitha gjasave ky sulm është kryer nga grupet terroriste.

 

Tags

Komente