Prill 07, 2020 23:25 Europe/Tirane
  • Korona dhe fundi i përkufizimeve bota e parë dhe e tretë

Duke pasur parasysh veprimtarinë e dobët të vendeve të ashtuquajtura të botës së parë në kontrollimin dhe përballjen me virusin korona, mund të thuhet se korona i ka dhënë fund përkufizimeve mbi sistemet e shëndetësisë së vendeve evropiane dhe të Amerikës dhe ka qartësuar faktin se nuk janë edhe aq të përparuar.

Veprimet e vendeve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara përballë shpërthimit të virusit të koronës dhe kontrollit të tij kanë ngjallur kritika nga shumë vëzhgues. Pandemia e virusit Korona u ka dhënë fund klasifikimeve bazuar në zhvillimin e vendet, të cilat i ndanë vendet në Botën e Parë, botën në zhvillim dhe Botën e Tretë. Virusi ka treguar se nuk ka ndonjë ndryshim midis këtyre vendeve, sa i përket nivelit shëndetësor, shoqëror dhe ekonomik, madje edhe për sa i përket niveleve njerëzore dhe të vlerave humanitare, veçanërisht pasi vendet e Botës së Parë e konsideronin veten mbrojtësin e parë të vlerave njerëzore dhe të drejtës për të jetuar. Në dy muajt e fundit, njerëzit në mbarë botën kanë parë shembuj të sjelljeve dhe veprimeve në shumë kryeqytete të njohura, të cilat nuk plotësonin aspak standardet njerëzore. Ndoshta shembulli i parë është Britania, ku kryeministri i saj, Boris Johnson, u bëri thirrje njerëzve që t’u thonë lamtumirë të dashurve të tyre. Ai nënkuptoi të moshuarit, pasi mjekët ata i konsideronin me më shumë rrezik vdekjeje nga virusi sesa të tjerët. Johnson nuk kishte aspak turp që ta thoshte këtë. Ai fillimisht u bazua tek teoria e "imunitetit kolektiv", sipas të cilit vendi do të përjetojë një numër të madh viktimash, në mënyrë që shoqëria të krijojë imunitet dhe të jetë gjendje të kapërcejë virusin. Edhe pse Britania nuk kishte asnjë arsye shkencore për këtë teori, qeveria e ndërmori atë dhe përgatiti të sakrifikojë qindra mijëra njerëz, mirëpo më vonë nën presionin e kritikave të ekspertëve mjekësorë ajo u tërhoq, megjithëse ishte tepër vonë.  Në këtë mënyrë, Britania ishte e gatshme të mos respektonte të drejtën e jetesës, gjë që shumë vende të ashtuquajtura të "Botës së Tretë" nuk e bënë këtë, ndërsa Britanikët ose vendet e tjera [ të ashtuquajtura Bota e Parë] u përpoqën të shpëtonin në këtë mënyrë jetën e qytetarëve të tyre. E njëjta gjë është vënë re edhe në fushën e trajtimit mjekësor. Në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Itali dhe vendet e tjera të zhvilluara, përparësi u jepej atyre që kishin më shumë gjasa të mbijetojnë. Në këto vende, mjekëve u kërkohej të luanin rolin e Zotit. Sipas shtypit britanik dhe atij amerikan, mjekët duhej të zgjidhnin nga radhët e pacientëve ata që kishin më shumë mundësi që të jetonin. Kjo nuk i aspak në vendet e Botës së Tretë, madje edhe për ata njerëz që kishin shumë pak shanse për të mbijetuar në krahasim me pacientët në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane. Korona virusi ka zhdukur shumë nga besëtytnitë dhe gënjeshtrat që kanë pllakosur Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. U bë e qartë se pajisjet mjekësore në këto vende nuk ishin shumë më të mira sesa të vendeve të tjera në Botën e Tretë. Ishte Amerika ajo që po trokiti në dyert dhe dritaret për të blerë aparate të mjaftueshme për frymëmarrje artificiale. E njëjta gjë ndodhi me Francën, Italinë, Britaninë dhe Spanjën, vendet që aktualisht janë në fokusin e virusit.  Kjo situatë mund të mos jetë shumë e ndryshme në vendet e botës së tretë, por gjendja atje është nën kontrollin e tyre. Në vendet e tjera " jo të botës së parë" u përdorën përvojat e së kaluarës dhe u parandalua shpërthimi katastrofik i virusit siç është aktualisht në Shtetet e Bashkuara. Përveç përvojës së Kinës, Koresë së Jugut dhe Gjermanisë, e cila ka dëshmuar të jetë efektive, shtypi perëndimor tani po flet për përvojën e Afrikës së Jugut dhe aftësinë e saj për të zvogëluar numrin e pacientëve. Ka shembuj të tjerë që mund që tregojnë se si Korona prishi klasifikimin global të vendeve dhe vërtetoi se asnjë vend nuk është i përparuar në luftën kundër epidemive dhe se të gjithë janë në radhët e fundit.

Tags

Komente