Prill 08, 2020 21:37 Europe/Tirane
  • Shtohen presionet ndaj Trumpit për të lehtësuar sanksionet ndaj Iranit

Angela Merkel ka autorizuar bankat iraniane, që i janë nënshtruar sanksioneve amerikane, që të vazhdojnë aktivitetet e tyre në Gjermani, sipas një raporti të organizatës amerikane United Against Nuclear Iran.

Në një raport të botuar të Mërkurën 8 Prill, UANI rithekson që qeveria Merkel ka autorizuar bankat iraniane të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë punën në Gjermani. "Ndërsa bankat gjermane refuzojnë të punojnë me bankat iraniane për shkak të sanksioneve, degët e bankave Melli, Sepah, Saderat, Tejarat dhe Banka e Lindjes së Mesme në Gjermani favorizojnë çdo transaksion midis Iranit dhe Gjermanisë", thekson raporti që shton se ndërmarrjet e vogla gjermane janë akoma të interesuara të shesin produkte industriale në Iran. Ndërkohë, një senator amerikan gjithashtu pranoi se sanksionet amerikane ndaj Iranit po çojnë në vdekjen e civilëve të pafajshëm në mes të krizës së koronavirusit. Chris Murphy, senator amerikan i shtetit Connecticut, në llogarinë e tij në Twitter shkroi: "Nuk ka dyshim se Irani është një aktor i keq, por civilë të pafajshëm po vdesin atje, pjesërisht sepse sanksionet tona kufizojnë ndihmën humanitare për luftën kundër koronavirusit. Ne duhet t'i bëjmë ato më fleksibël në mënyrë që ndihma të mund të dërgohet. " Gjithashtu, një grup prej 24 ish zyrtarësh të lartë botërorë i bënë thirrje të hënën administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për të lehtësuar sanksionet e njëanshme të vendosura ndaj Republikës Islamike si një mjet për të shpëtuar "me qindra mijëra jetë " mes pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit. Grupi i zyrtarëve përfshin katër ish sekretarë të përgjithshëm të NATO-s, zyrtarë të lartë të OKB dhe BE, ministra të jashtëm dhe të mbrojtës të një numri vendesh evropiane, të Lindjes së Mesme dhe të SHBA. Në mesin e atyre që u bashkuan me radhët e nënshkruesve të kësaj kërkese ishin ish-shefja e punëve të jashtme të BE-së Federica Mogherini, ish drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Gro Harlem Brundtland, ish Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright dhe ish sekretarët e mbrojtjes të SHBA William Cohen dhe Chuck Hagel.

 

Tags

Komente