Prill 08, 2020 22:36 Europe/Tirane
  • OBSH kundërshton akuzat e Trump

Organizata Botërore e Shëndetit ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e akuzoi këtë organizatë si "Kinë-centrike", duke thënë se puna e saj me Pekinin ishte e rëndësishme për të kuptuar shpërthimin e epidemisë, i cili filloi në provincën Wuhan.

"Ishte absolutisht kritike që në pjesën e hershme të kësaj epidemie të kishim akses të plotë në gjithçka që mund të ishte, të futeshim në terren dhe të punonim me kinezët për ta kuptuar këtë," u tha të mërkurën gazetarëve Dr. Bruce Aylward, këshilltar i lartë i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së. "Kjo është ajo që ne bëmë me çdo vend tjetër të goditur si Spanja dhe nuk kishte asnjë lidhje posaçërisht me Kinën." Doktor Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, gjithashtu kritikoi Trumpin për vendimin e tij për të vënë në ngrirje kontributet e SHBA në OBSH. "Ne jemi akoma në fazën akute të një pandemie, kështu që tani nuk është koha për të zvogëluar fondet," përsëriti Kluge gjatë një konference virtuale të mërkurën. Duke folur në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të martën, Trump fajësoi OBSH për marrjen gabim të çdo aspektit të koronavirusit, "duke kërcënuar se do të tërhiqte fondet nga organizata ndërkombëtare. Ai kritikoi organizatën si "shumë të përqendruar në Kinë". Ndërkohë, nxitësit Evangjelistë të Trumpit i janë bashkuar një kori zërash duke i kërkuar atij të ndëshkojë Kinën për keqmenaxhimin e epidemisë së covid-19.

 

Tags

Komente