Prill 09, 2020 17:31 Europe/Tirane
  • Në SHBA humbin jetën afro dymijë njerëz

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë humbur jetën 1.973 persona nga COVID-19, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Për të dytën ditë me radhë, numri i të vdekurve në SHBA ka shkuar në afro dymijë persona. Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, në SHBA të mërkurën kanë humbur jetën 1.939 nga COVID-19. Ndërkaq si pasojë e pandemisë së coronavirusit që ka goditur botën, numri i përgjithshëm i të vdekurve në SHBA ka shkuar në 14,808 ndërsa 432,438 janë infektuar. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se edhe 6.6 milionë persona kanë bërë kërkesë për përfitime shtetërore, pasi kanë humbur vendet e punës. Kjo shifër e dërgon në 16 milionë numrin e personave të papunë në SHBA, shifër e pashembullt deri më tani. Për dallim nga këto të dhëna, si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, patën humbur vendet e punës nëntë milionë persona.

 

Tags

Komente