Prill 09, 2020 18:08 Europe/Tirane
  • Parashikimi i zymtë i FMN

Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë pasojat më të këqija që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, paralajmëroi kryetarja e FMN.

Pandemia që ka përfshirë botën do ta kthejë në "tepër negative"  rritjen globale ekonomike në vitin 2020, duke shkaktuar pasojat më të këqija që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, me vetëm një rikthim të pjesshëm në 2021, thotë kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kristalina Georgieva pikturoi një tablo shumë më të zymtë të ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit sesa disa javë më parë, duke përmendur se qeveritë kishin ndërmarrë tashmë masa stimulimi fiskal prej 8 trilionë dollarë, por më shumë fonde do të ishin të nevojshme. Ajo tha se kriza do të godiste më shumë tregjet dhe vendet në zhvillim, të cilat më pas do të duheshin të merrnin qindra miliarda dollarë ndihmë të huaj. "Vetëm tre muaj më parë, ne prisnim rritje pozitive të të ardhurave për frymë në mbi 160 vende anëtare në vitin 2020," tha ajo duke shtuar: "Sot, ky numër është kthyer mbrapsht: ne tani projektojmë që mbi 170 vende do të pësojnë rritje negative të të ardhurave për frymë këtë vit."

 

Tags

Komente