Prill 10, 2020 07:11 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e OPEC+ për të ulur prodhim e naftës me 10 milion fuçi

Vendet anëtare të OPEC+ të enjten ranë dakord për të ulur prodhimin e tyre të përditshëm me 10 milion fuçi naftë në ditë përgjatë muajve maj dhe qershor, me qëllim që të rrisin çmimet e naftës.

Sipas IRNA, kjo shifër do të vazhdojë me tetë milion fuçi më pak deri në fillim të korrikut dhe kjo prirje  e uljes së prodhimit do të vazhdojë deri në fund të vitit 2020. Sipas marrëveshjes, shifra do të ndryshojë gjithashtu nga 1 janari 2021 deri në fund të prillit 2022, në gjashtë milion fuçi. OPEC+, i cili përfshin anëtarët e OPEC-ut dhe aleatët e tij, gjithashtu u bëri thirrje vendeve prodhuese të naftës në G20 që të shkurtojnë prodhimin e tyre të naftës me pesë milion fuçi në ditë. Takimi i OPEC+ u mbajt me anë të një video-konference. OPEC + në një deklaratë pas takimit tha se do të zhvillojë një tjetër video-konferencë më 10 qershor për të vlerësuar tregun e naftës.

Tags

Komente