Prill 10, 2020 11:59 Europe/Tirane
  • Varre masive në Nju Njork për viktimat e virusit Korona

Pamje shokuese vijnë nga SHBA, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre masive në ishullin Hart, në skajin perëndimor të Long Island Sound, në veriperëndim të Bronx-it, New York.

Autoritetet e Nju Jorkut po vendosin në funksion varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000. Ekipet shtetërore po i varrosnin në ishull trupat e pajetë, siç mund t’i shihni në këto pamje të marra me dron nga Associated Press.

Ju kujtojmë se varrezat në Nju Jork janë tejmbushur, ndaj një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.

Ky shtet ka konfirmuar se aktualisht ka mbi 159,937 të infektuar, duke kaluar Spanjën, që ka 153,000 raste dhe Italinë me 143,000 raste.

Kina, vendi ku ka shpërthyer fillimisht virusi vitin e kaluar, ka raportuar për 82,000 raste të infektuara.1

Në gjithë Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë infektuar 462,000 persona nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që kanë vdekur gati 16,500 persona.

Nëpër disa fotografi është parë se viktimat janë duke u varrosur nëpër varreza masive në Nju Jork.

Mjeku Anthony Fauci, anëtar kyç i task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë për kanalin NBC se shifra përfundimtare e amerikanëve të vdekur nga sëmundja Covid-19, “duket se mund të jetë 60,000”.

Pamjet nga droni mbi Nju Jork treguan punëtorët që përdorin një shkallë për të zbritur në gropën e madhe, ku ishin vendosur arkemortet gati për t’i varrosur.

Imazhet janë marrë në ishullin Hart, jashtë Bronx, i cili është përdorur për më shumë se 150 vjet nga zyrtarët e qytetit si një vend varrosjeje masive për ata që nuk kanë të afërm, ose familje që nuk mund të përballojnë funeralet.

Operacionet e varrimit në këtë vend janë rritur në mes të pandemisë nga një ditë në javë në pesë ditë në javë, sipas Departamentit përkates.

Tags

Komente