Prill 10, 2020 12:39 Europe/Tirane
  • Korona shkakton 16 milionë të papunë në Amerikë

Me përhapjen e virusit Korona dhe krijimin e pasojave negative të tij mbi ekonominë e Amerikës, numri i personave të papunë në këtë vend është rritur në 16 milionë njerëz.

Gazeta amerikane “New York Times” njoftoi se Departamenti Amerikan i Punës ditën e premte ka konfirmuar ndikimin shkatërrues të virusit Korona mbi ekonominë e SHBA-ve dhe ka deklaruar se numri i personave të papunë është shtuar me 6.6 milionë persona në javën e kaluar dhe në këtë mënyrë numri i personave të papunë në Amerikë ka kaluar shifrën 16 milionë.

Me vazhdimin e përhapjes së virusit Korona në Amerikë, shumë ekspertë të ekonomisë presin se deri në fund të muajit maj, mbi 20 milionë persona të largohen nga puna dhe niveli i papunësisë në këtë vend të shkojë në mbi 15%.

Gazeta “New York Times” ka shkruar: “Virusi Korona me një shpejtësi marramendëse po pushon punën në profesione të ndryshme dhe punëtorët gati në të gjithë sektorët po lihen ashtu pa rroga.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Universiteti Monmouth, shumica e qytetarëve amerikan besojnë se qeveria e Donald Trump nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të kontrolluar përhapjen e virusit Korona.

 

Tags

Komente