Prill 26, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Statistikat e të infektuarve më covid-19 në Angli

Të dhënat e fundit kanë treguar për një total prej 20,319 vdekjeve në këtë vend, një rritje prej 813 të numrit të viktimave në krahasim me një ditë më parë.

Drejtori mjekësor i Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë, Stephen Powis, ka thënë muajin e kaluar se numri total i të vdekurve nën shifrën 20,000 do të përbënte rezultat të mirë. Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për këto të dhëna 51 ditë pas regjistrimit të vdekjes së parë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në mbarë botën 2,8 milionë persona janë infektuar me COVID-19, ndërkaq, afro 200 mijë të tjerë kanë vdekur.

Tags

Komente