Prill 26, 2020 13:41 Europe/Tirane
  • Qeveria Britanike me program disa fazash për t’u përballur me virusin Korona

Qeveria e Britanisë do të fillojë të zbatojë një program me disa faza për ta luftuar përhapjen e virusit Korona dhe për të parandaluar pasojat negative të epidemisë Covid-19.

Gazeta britanike “Daily Mail” ka njoftuar se një prej planeve të propozuar nga qeveria e Britanisë për të tejkaluar kushtet e karantinës, është ndarja e qytetarëve në grupe dhjetë persona të përbërë nga anëtarët e familjes dhe miqtë e afërt për tu takuar me njëri-tjetrin në mënyrë që gradualisht të reduktohen kufizimet.

Në bazë të këtij plani, familjet mund të formojnë një pjesë të një grupi (kalaveshi) dhe mund të takohen me njëri-tjetrin, mirëpo ata nuk do të lejohen të kenë kontakte me individët jashtë grupit e vet.

Qeveria e Britanisë për të ndaluar përhapjen e virusit Korona, ditëve të fundit duke shpallur gjendje emergjent, ka vendosur në zbatim ndalimi e qarkullimit të njerëzve. Në bazë të këtyre masave, janë mbyllur të gjitha xhamitë, kishat, sallonet sportive, shkollat dhe parukeritë.

Programet e qeverisë së Britanisë zbatohen në kohën kur përhapja e virusit Korona ka shkaktuar krizë të madhe në spitalet e këtij vendi.

Tags

Komente