May 10, 2020 14:05 Europe/Tirane
  • Fanella e Maradonas shitet për sigurimin e pajisjeve shëndetësore për të varfrit

Fanella e Diego Maradonas, legjendës së futbollit të Argjentinës, është vendosur në shitje për të blerë artikuj ushqimorë dhe shëndetësorë për banorët e një lagje të varfër në Argjentinë.  

Faqja informative Al Mejadin njoftoi se fanella e kombëtares së Argjentinës në futboll e nënshkruar nga legjenda e futbollit Diego Maradona që është vendosur në shitje, është po ajo fanellë me të cilën ai e ka veshur në Kampionatin Botëror të Futbollit 1986 në të cilin ai mori epitetin “Tango”.

Të ardhurat e mbledhura nga shitja e kësaj fanelle mbi të cilën është shkruar “Do ta tejkalojmë Koronan”, do të shpenzohen për sigurimin e artikujve të nevojshme për t’u përballur me virusin Korona për banorët e një lagje të varfër në kryeqytetin e Argjentinës.

Tags

Komente