May 21, 2020 15:03 Europe/Tirane
  • Shtetet evropiane të gatshme për të reaguar në mënyrë të përbashkët kundër pushtimeve të reja të Izraelit

Ministri i punëve të jashtme të Francës ka deklaruar se shteteve evropiane reagojnë në mënyrë të përbashkët kundër vendimit të Izraelit për aneksimin e disa rajoneve të tjera të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, ka njoftuar për bashkëpunimin e shteteve evropiane për t’i dhënë një reagim të përbashkët regjimit sionist kundër aneksimit të rajoneve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara.

Le Drian ka thënë: “Jemi duke bashkëpunuar me partnerët tanë evropianë për shqyrtimin e masave dhe të një përgjigje të përbashkët kundër vendimit të Izraelit”.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE së fundi gjatë një takimi kanë diskutuar për vendimin e regjimit sionist për aneksimin e rajoneve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës në territoret e pushtuara. Josep Burell, shefi i diplomacisë evropiane, pas këtij takimi, ka kërkuar nga regjimi sionist që të heqë dorë nga zbatimi i këtij vendimi.

Tags

Komente