May 21, 2020 15:59 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron për pengesat e anijeve luftarake të Amerikës ndaj anijeve transportuese të naftës së Iranit

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka paralajmëruar Amerikës në lidhje me pasojat e dislokimit të anijeve luftarake në rrugën e anijeve iraniane që transportojnë karburante.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dmitry Polyanski, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, të mërkurën pasdite në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka paralajmëruar Uashingtonin që të perceptojë plotësisht pasojat e rrezikshme që mund të krijohen nga dislokimi i anijeve luftarake amerikane në zonën në të cilën anijet iraniane transportuese të karburanteve qarkullojnë në mënyrë të ligjshme në afërsi të Venezuelës.

Dmitry Polyanski duke shprehur keqardhje për faktin se Amerika sipas doktrinës “Monro”, akoma e shikon të gjithë Amerikën Latine si oborr të saj privat dhe tha: “Sot, Venezuela po keqpërdorët nga Amerika dhe amerikanët nuk mohojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim”.

Marrëdhëniet Teheran-Karakas si dy vende nën sanksionet e Amerikës gjatë ditëve të fundit kanë ngjallur shqetësime serioze për Shtëpinë e Bardhë dhe pas nisjes së anijeve transportuese të karburanteve nga Irani në drejtim të Venezuelës, Uashingtoni ka nisur anijet luftarake të tij në drejtim të Detit të Karaibeve.

 

Tags

Komente