May 21, 2020 23:52 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron Izraelin

Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë për vendimin e njëanshëm të Izraelit për aneksimin e pjesëve të territorit të okupuar palestinez, duke theksuar të drejtën "të patjetërsueshme" të palestinezëve për të pasur një shtet.

Duke folur në një takim virtual të Këshillit të Sigurimit të OKB të Mërkurën, Zhang Jun tha se e ashtuquajtura zgjidhje me dy shtete është mënyra e vetme e mundshme për të zgjidhur konfliktin dhjetëravjeçar Izraelito-Palestinez. "Ne u bëjmë thirrje palëve të interesuara të ndalojnë të gjitha veprimet e njëanshme dhe të mos përkeqësojnë konfliktet dhe tensionet," tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara. Çështja palestineze është shkaku kryesor i tensioneve në Lindjen e Mesme, vuri në dukje ai, duke theksuar se e drejta "e patjetërsueshme" e palestinezëve për një shtet të pavarur nuk është e negociueshme. Jun gjithashtu i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbajë përgjegjësinë e tij për të parandaluar veprimin e rrezikshëm të Izraelit dhe të ringjallë shpejt bisedimet palestinezo-izraelite në përputhje me rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.

 

Tags

Komente